Sport

Derbi i Torinos, mbyllet në barazim

Foto: Reuters

Juventus dhe Torino ndanë nga një pikë në derbin mes tyre që u zhvillua sonte.

Golit të Sasa Lukiq në pjesën e parë iu përgjigj Cristiano Ronaldo në të dytën, duke bërë që ndeshja të përfundojë 1-1.

Torino kishte një motivim ekstra në këtë sfidë, pasi është në garë për një vend në Champions, çka do të ishte një arritje historike për ta dhe e nisi mjaft vrullshëm ndeshjen, duke gjetur golin që në minutën e 18’, me anë të mesfushorit Lukiq.

Nga ana tjetër, Juventusi u kundërpërgjigj në minutën e 84-t, kur Cristiano Ronaldo mori një krosim nga Spinnazzola dhe kërceu mbi të gjithë, duke dërguar topin në rrjetën e portës së Torinos./tch

Image