Sport

Prishtina arrin finalen në basketboll

Prishtina ka mposhtur Bashkimin për herë të tretë në gjysmëfinale të “play-offit” për të siguruar finalen e madhe.

Fitorja e tretë për kryeqytetasit ishte më e vështira nga seria 0 me 3. Në “Sezai Surroi” prishtinasit fituan 95:98.

Milaile Tmusiq shënoi 30 pikë për Prishtinën, si lojtari më efikas në ndeshje. Në anën tjetër u dallua Drilon Hajrizi me 26 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.

Në finale Prishtina pret fituesin e duelit Rahoveci – Ylli.