Sport

Llapit i duhet fitorja ndaj kampiones për të vazhduar ëndrrën

Descriptive Text

Xhirot po zhvillohen dhe Llapi mbetet dy pikë prapa skuadrave lidere, Feronikelit e Prishtinës. Por ëndrra e Llapit për titull kampioni ende ekziston dhe llapjanët janë të përkushtuar që ajo të mos prishet nga Drita.

Llapi e pret Dritën të shtunën (sot, 15:30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në njërën nga tri ndeshjet e xhiros së 29-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll me ndikim direkt në garën për titull, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drita është kampione në fuqi, e katërta në tabelë me 47 pikë dhe së bashku me KEK-un e vetmja skuadër që nuk është e përfshirë në asnjë front. Dhe ky komoditet i gjilanasve mund të jetë problematik për Llapin që fitimin e tri pikëve e ka mision. Llapi është i treti me 63 pikë, ndërsa Feronikeli e Prishtina prijnë me nga 65 pikë.

Në xhiron e kaluar të tri skuadrat pretendente për titull fituan në udhëtim. Tani të tri skuadrat luajnë në shtëpi dhe llogarisin në pikë të reja. Në xhiron e 30-të Llapi është pak i favorizuar pasi luan në shtëpi me Trepçën '89, ndërsa Feronikeli e Prishtina janë mysafire të Drenicës e Dritës. Gara për titull mund të ngushtohet pas xhiros së 31-të kur luhet derbi Prishtina - Llapi. Në xhiron e 32-të është ndeshja Llapi - Feronikeli e në të fundit Feronikeli - Prishtina.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)