Ndeshjet e tri xhirove të fundit, në ditë dhe orë të njëjtë Foto: Koha

Ndeshjet e tri xhirove të fundit, në ditë dhe orë të njëjtë

25 April 2019 09:42

Ndeshjet e tri xhirove të fundit të Superligës, gjatë të cilave tri skuadrat pretendente për titull do të përballen njëra me tjetrën, do të zhvillohen në ditën e njëjtë dhe kohën e njëjtë. Vendimi është marrë të mërkurën nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas FFK-së, ky ndryshim është bërë me qëllim për t'u ikur keqpërdorimeve eventuale, si dhe kampionati të jetë sa më transparent gjatë fazës vendimtare të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe një vendim i tillë është marrë edhe për ndeshjet e fundit të Ligës së Parë, ku po ashtu po zhvillohet luftë e ashpër për ngjitje në Superligë.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe pesë xhiro, kurse për titullin e kampionit po luftojnë Feronikeli, Prishtina e Llapi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme