Sport

Portierët e Kosovës në pritje të verës

Foto: Driton Paçarada / KD

Portieri i parë i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, është rezervist te Manchester City; i dyti, Samir Ujkani, është lënë krejtësisht jashtë nga Rizespori, derisa i treti, Visar Bekaj, është titullar te Prishtina.

Por e përbashkëta e tre portierëve të Kosovës është se në fund të këtij edicioni pritet të ndërrojnë mjedis. Që të ketë hapësirë më të madhe, si Muriqi e Ujkani, edhe Bekaj është në kërkim të një skuadre dhe kampionati më të fortë, transmeton Koha Ditore.

Bekaj këtë edicion është portieri më i mirë në Ipko Superligën e Kosovës, ka pranuar vetëm nëntë gola në 28 paraqitje.

Por për dallim prej Muriqit e Ujkanit, Bekaj 21-vjeçar nuk e ka asnjë paraqitje me Kosovën, nëse nuk llogaritet ajo jozyrtare me Shqipërinë në nëntor të 2015-s në Prishtinë. Atëbotë, Bekaj ishte futur në ndeshje në vend të Ujkanit në minutën e 89-të.

Bekaj ka bërë të ditur se edicionin e ardhshëm pret që karrierën ta vazhdojë jashtë Kosovës. Ka pranuar se është në kontakte me disa skuadra. Sipas tij, transferimi në një kampionat evropian do t'ia shtonte më shumë mundësitë për t'u paraqitur me Kosovën në ndeshjet zyrtare...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)