Sport

Ronaldo e dëshiron Felixin te Juve

Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën të luaj në Juventus, me super-talentin e Benficas, Joao Felix.

Sipas të përditshmes “AS” Ronaldo u ka sugjeruar drejtuesve të klubit të Juventusit talentin portugez, transmeton KTV.

Benfica kërkon rreth 120 milionë euro, për ta lënë të lirë lojtarin.

19-vjeçari në 21 ndeshje në ligë ka 13 gola dhe shtatë asistime këtë sezon.