Sport

Icardi te PSG-ja?

Paris Saint-Germaini edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit Mauro Icardi, pasi skuadra e Interit për lirimin e tij kërkon 70 milionë euro dëmshpërblim.

"Gazzetta dello Sport" ka njoftuar të martën se PSG-ja, tashmë ka kontaktuar Interin në lidhje me Icardin, i cili pritet të largohet këtë verë.

Te ekipi francez e shohin Icardin si zëvendësim për uruguajanin Edinson Cavani që pritet të vazhdojë karrierën në La Liga.

Icardi 26-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, por do të largohet për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Ai këtë edicion ka shënuar 16 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat.