Sport

Prishtina pret lirimin e Lecit, FFK-ja raportet e policisë

Fundjava në futbollin e Kosovës nuk ka kaluar pa probleme. Një futbollist i arrestuar brenda në stadium, dy të lënduar rëndë dhe fyerje e kërcënime në drejtim të arbitrave e futbollistëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë xhirot e fundit vazhdimisht sjellin tensione në futbollin kosovar. Por arrestimi i lojtarit vlerësohet të jetë risia e këtij fund-edicioni.