Sport

Lionel Messi, lojtar i javës në Ligën e Kampionëve

Foto: Reuters

Ylli argjentinas ka pasur një super ndeshje ndaj Manchester United.

Lionel Messi është zgjedhur lojtari i javës në Ligën e Kampionëve nga faqja zyrtare e UEFA-së.

Në fitoren 3-0 të Barcelonës përballë Manchester United të martën që lamë pas, Messi ka pasur një super paraqitje duke realizuar edhe dy gola që ndihmuan katalanasit të kualifikohen në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Liverpoolin.

Messi është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve këtë edicion me 10 gola të realizuar./kosovapress