Trajneri që po e lufton leukeminë ka kthyer Sevillan në binarë

Trajneri që po e lufton leukeminë ka kthyer Sevillan në binarë

19 April 2019 12:33

Njoftimi befasues erdhi pas një fitoreje tjetër të rëndësishme të Sevillas në ligën e Spanjës.

Klubi vetëm sa mposhti Valladolidin me shifrat 2:0, për t'u kthyer në luftë për vendin e katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”. Të gjithë prisnin që trajneri, Joaquin Caparros, të dilte në konferencë për media pas ndeshjes dhe të fliste për serinë e mirë që po kalon Sevilla nën udhëheqjen e tij.

Në të vërtetë, 63-vjeçari u ngjit në podium dhe shokoi të gjithë.

“Unë kam leukemi kronike”, tha ai, para se të bënte ndonjë koment për lojën.

Ishte një lloj lajmi që askush nuk donte ta dëgjonte. Shqetësimi menjëherë u kthye te shëndeti i tij.

Mirëpo, ishte vetë Caparros që uli rëndësinë e kësaj.

“Nuk do të më ndalë kjo. Do të vazhdoj me punën time. Unë po jetoj jetë normale. Nuk do të flas për këtë temë më, por desha që të gjithë të dinin se çdo gjë është në rregull”, ka deklaruar Caparros.

Kishte një lehtësim të përgjithshëm. Nënkuptoi se trajneri nuk është aq i sëmurë sa ishte menduar fillimisht dhe, në aspektin sportiv, nënkuptoi se skuadra nuk do të humbasë komanduesin në momentet vendimtare të stinorit.

Sevilla vetëm sa u eliminua nga skuadra çeke Slavia e Pragës në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve dhe ishte dukshëm larg vendit të katërt në ligën e Spanjës, kur Caparros - që po kryente rolin e drejtorit sportiv - mori drejtimin për të zëvendësuar Pablo Machinin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme