Sport

Frankfurti përmbys Benfican, Valencia arrin lehtë gjysmëfinalen

Eintracht Frankfurti ka përmbysur epërsinë prej dy golash të Benficas për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Pasi portugezët kishin fituar ndeshjen e parë 4 me 2, Frankfurti fitoi si vendas 2 me 0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4 me 4 ecën tutje. Tutje do të kalonte për shkak të golave si mysafirë.

Kostic dhe Rode shënuan dy golat për gjermanët.

Në çerekfinalen tjetër, Valencia ka mposhtur Villarrealin 2 me 0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5 me 1 për të siguruar gjysmëfinalen. Latorre e Parejo shënuan golat.