Së shpejti në Kosovë do të nisë turneu 1v1 i videolojës “League of Legends” në kuadër të “RedBull Player One 2019”, fituesi i së cilit do të shkojë në Brazil për të përfaqësuar Kosovën në garën botërore.
Organizatorët kanë njoftuar se këtë vit, që është edicioni i dytë i turneut në Kosovë, kualifikimet do të luhen edhe në Prizren, online dhe në Prishtinë.
Kualifikimi i parë zhvillohet në Prizren më 21 prill prej orës 12:00 në Kino Lumbardhi.
Kualifikimi i dytë online është tre ditë më pas në orën 12:00 dhe kualifikimi tre zhvillohet në XPortal në Prishtinë më 28 prill prej orës 12:00.
Finalja kombëtare zhvillohet më 5 maj në Prishtinë prej orës 12:00.
Kujtojmë se vitin e kaluar Vullnet Mustafa përfaqësoi Kosovën në garën botërore për video-lojëra.
{gallery}
Foto nga edicioni i kaluar