Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Malcolm që është pjesë e Barcelonës. "Gazzetta dello Sport" ka raportuar të mërkurën se Milani tashmë ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me Malcolmin, i cili pritet të largohet nga "Camp Nou" gjatë kësaj vere.
Milani ka kërkuar huazimin e tij njëvjeçar me detyrim të blerjes në vitin tjetër për 40 milionë euro. Malcolm para fillimit të këtij edicioni i është bashkuar Barcelonës nga Boredeauxi për 41 milionë euro, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij, transmeton Koha Ditore.
Ai këtë edicion ka shënuar katër gola në 19 paraqitje dhe me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2023.