Betisi ka transferuar Giovani Lo Celson nga Paris Saint-Germaini.
Lo Celso ishte në huazim te Betisi, ndërsa skuadra spanjolle kishte edhe mundësinë për të blerë mesfushorin, transmeton Koha Ditore.
Këtë mundësi Betisi e ka shfrytëzuar dhe argjentinasi do të qëndrojë deri në vitin 2023. Betisi ka paguar 22 milionë euro për transferimin e Lo Celsos.
Lo Celso ka shënuar 15 gola në 40 ndeshje këtë stinor.