Sport

Thauvin gjithnjë e më afër Milanit

Foto: Reuters

Skuadra e Milanit është pranë finalizimit të marrëveshjes me sulmuesin e krahut, francezin Florian Thauvin që pritet të jetë përforcimi i parë i italianëve për edicionin 2019/20.

Revista "France Football" të martën ka njoftuar se Thauvin tashmë ka pranuar transferimin te Milanit dhe ekipi italian është në negociata me Marseillen për lirimin e tij.

Francezët për Thauvinin, po kërkojnë rreth 35 milionë euro dëmshpërblim. 26-vjeçari, te Milani shihet si përforcim i duhur pë rrepartin e sulmit, pasi këtë edicion ka treguar paraqitje të mira.

Ai ka shënuar 15 gola dhe ka nëntë asistime në 33 paraqitje për Marseillen, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021. Thauvin ka edhe tetë paraqitje me Francën kurse karrierë ka bërë edhe te Newcastle, Lille e Bastia.