Sport

Gara e fortë për titull mund të vendoset nga skuadrat e mesit të tabelës

Gara e fortë për titull mund të vendoset nga skuadrat e mesit të tabelës
 

Ferizaj ka hapur garën për titull, ndërsa skuadrat e tjera jo pretendente mund t'i japin formë të mëtejme asaj, por edhe ta vendosin plotësisht.

Gjashtë xhiro para fundit të edicionit 2018\19 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, gara për titull vlerësohet të jetë plotësisht e hapur dhe interesante si rrallë ndonjëherë, shkruan sot “Koha Ditore”. Derisa zakonisht dy skuadra zhvillojnë garë deri në fund, këtë edicion titullin deri në fund pritet ta kërkojnë tri skuadra, Feronikeli, Prishtina e Llapi.