Sport

Marquez dominon provat zyrtare të MotoGp

 

Marc Marquez vazhdon diktatin e tij në MotoGP dhe këtë e shfaqi edhe në pistën e Ostinit, në Teksas, në ndalesën e radhës së këtij Botërori.

Piloti spanjoll i Hondës fitoi “pole position”-in e tij të 7 në tokën amerikane, duke krijuar menjëherë një diferencë të dukshme me ndjekësit e tij. Marquez e përshkoi pistën me kohën 2 minuta, 3 sekonda e 787 të mijëtat, duke lënë në vend të dytë rivalin e tij Valentino Rossi, ndërkohë që në vendin e tretë, duke plotësuar vijën e parë të nisjes, u rendit britaniku Cal Crachlow.