Ndizet gara për titull, Prishtina fiton e Feronikeli pëson

Ndizet gara për titull, Prishtina fiton e Feronikeli pëson
Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi kundër KEK-ut, derisa humbje në shtëpi ka pësuar lideri Feronikeli përë të hapur edhe më tepër garën për titull të Superligës së Kosovës në futboll.
Lorik Boshnjaku ishte ai që shënoi golin e vetëm në fitoren e Prishtinës ndaj KEK-ut, raporton KTV.
Kurse Feronikeli pësoi në shtëpi ndaj Ferizajt me rezultat prej 1 me 2.
Prekazi shënoi për vendasit, derisa për mysafirët të dy golat i shënoi Krasniqi.
Feronikeli mbetet lider me 62 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina në të dytin. Derisa Llapi në të tretin ka dy pikë më pak.
Tabela aktuale është kjo:

Prishtina e Feronikeli mbyllin pjesën e parë me epërsi
Prishtina ka mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj KEK-ut në javën e 27-të të Supërligës së Kosovës në futboll.
KTV-ja raporton se Lorik Boshnjaku shënoi një gol të bukur nga distanca kur po luhej minuta e 36 e takimit.
Ekipet kishin nisur përballjen me këto formacione:

Derisa me epërsi e ka mbyllur pjesën e parë edhe lideri Feronikeli që po luan në shtëpi ndaj Ferizajt.
Ishte Prekazi ai që i dha epërsinë ekipit vendas në minutën e 41.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Inter fiton derbin ndaj Juventusit

Gjiganti që po shndërrohet në yll të Botërorit

Klubi i futbollit që synon ta fusë Malishevën në hartën e sportit

Manchester City vazhdon me fitore

Athletic Bilbao fiton Superkupën, mposht Barçën në finale

Ozili arrin në Stamboll

Brazili shënon dy gola për 36 sekonda, regjistron barazimin e dytë në Botëror

Kolosi, klubi ku po rriten kolosët e ardhshëm të mundjes
Milani huazon Contin te Parma, merr Tomorin e Chelseas

Edhe një shqiptar në Bundesligë

Ylli fiton derbin e basketbollit
