Interi e ka tërhequr planin për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiq, dhe tani kanë kthyer vëmendjen te Ilkay Gundogan i Manchester Cityt.
Gundogan është përcjellë me vëmendje nga drejtori sportiv Piero Ausilio dhe drejtori ekzekutiv Beppe Marota, që e shohin atë si të ardhmen e mesfushës së Interit, transmeton KTV.
Futbollisti i Gjermanisë, Gundogan, është paraqitur sivjet në 42 ndeshje me Cityn dhe ka pesë gola të shënuar, kurse çmimi i tij mund të shkojë deri në 40 milionë euro.
Kontrata e Gundoganit me “Qytetarët” përfundon në vitin 2020.