Sport

Kosova në Izrael kërkon fitoren që mund t'ia sigurojë Evropianin

 

Fitorja e Kosovës ndaj Izraelit i ka shërbyer Federatës Evropiane të Hendbollit për të t'i dhënë notë maksimale sistemit të ri të kualifikimeve.

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të mërkurën në Prishtinë e mposhti Izraelin me rezultatin 27:24, në një ndeshje që e dominoi plotësisht. Ndeshja i takoi Grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”.