Nicolas Tagliafico nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në sfidën e dytë ndaj Juventusit për shkak të suspendimit, megjithatë thotë se të dyja skuadrat kanë gjasa të barabarta për të shkuar tutje.
Mbrëmë në Amsterdam Ajaxi e Juventusi barazuan me rezultat prej 1 me 1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net. E gjysmëfinalisti do të mësohet më 16 prill kur skuadrat luajnë në Itali.
“Donim ta fitonim lojën dhe ata shënuan një gol mysafir, ndaj s’do të jetë e lehtë, por duam të përmbysim rezultatin në Torino”, është shprehur Tagliafico për Rai Sport. “Do të thosha se të dy skuadrat kanë gjasat 50-50 që të shkojnë tutje”.