Ylli i Tottenhamit, Son Heung-Min pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren gjë që i rrit gjasat për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ishte pikërisht Son Heung-Min ai që shënoi golin e fitores në këtë përballje kur po luhej minuta e 78 e takimit, transmeton Koha.net.
“Si ekip ne kurrë nuk dorëzohemi, luftojmë për 90 minuta. Mendoj se merituam fitoren, ishim më klinik se ata. E dua këtë stadium, është fantastike të luash këtu dhe jam shumë mirënjohës që kam mundësinë që të luaj në këtë stadium”, është shprehur ylli i Tottenhamit.
Ndeshja e kthimit të çerekfinales ndërmjet Tottenhamit e City luhet më 17 prill në “Etihad”.