Sport

Juve me dy mungesa ndaj Ajaxit

Zonja e Vjetër nesër do të ballafaqohet me gjigantin e futbollit holandez, Ajax.

Juventusi ka marrë një lajm të keq përpara sfidës me Ajaxin në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Giorgio Chiellini dhe Emre Can nuk do të luajnë në sfidën përballë holandezëve, pasi që të dy janë të lënduar.

Mbrojtësi ka probleme me pulpën dhe sot nuk ka mundur të stërvitet me grupin për shkak të dhimbjeve, megjithëse tentoi të zhvillonte seancën, transmeton kp.

Një tjetër telashe për Allegrin është edhe Emre Can që po ashtu ka një lëndim dhe nuk do të mundet të luajë nesër.

Pas këtyre dy lajmeve jo të mira, është Cristiano Ronaldo ai i cili gëzon juventinët. Portugezi është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të luajë nesër nga minuta e parë.