Dries Mertens pritet që të qëndrojë te Napoli.
Sulmuesi belg, që po shkëlqen këtë sezon me napolitanët i është ofruar kontratë e re nga klubi.
Për belgun interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropian si Liveprool dhe Chelsea, transmeton KTV.
31-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2020.
Këtë sezon, Mertens në të gjitha garat me napolitanët ka shënuar 14 gola dhe ka 11 asistime.