Antonio Conte mund ta marrë drejtimin e Interit, nga sezoni i ri.
Sipas mediave italiane, Conte ka pranuar ofertën e klubit “ziekaltër” dhe pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon, transmeton KTV.
Conte është i papunë që prej shkarkimit nga Chelsea, dhe emri i tij është lidhur me skuadra të ndryshe evropiane.
Trajneri italian do ta zëvendësojë Luciano Spalletin, që do të largohet në fund të sezonit.