Ronaldo kthehet në stërvitje Foto: Reuters

Ronaldo kthehet në stërvitje

09 April 2019 14:44

Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje te Juventusi pak para përballjes me Ajaxin, por jo edhe Giorgio Chiellini e Emre Cani.

Portugezi pritet të luajë në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve në kuadër të takimit të parë çerekfinale, pas një mungese disajavëshe për shkak të lëndimit.

Gjithsesi, Cani dhe Chiellini munguan për shkak të problemeve me lëndime.

Mbetet e paqartë nëse dyshja do të jetë gati për ndeshjen në Amsterdam.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme