Sulmuesi Islam Slimani në fund të këtij edicioni do të largohet nga Leicester City, pasi ekipi anglez ka vendosur ta nxjerrë në shitje.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja "Daily Star". Slimani 30-vjeçar, këtë edicion është huazuar te Fenerbahçe kurse me Leicesterin ka kontratë deri në vitin 2021. Ai me ekipin turk ka shënuar pesë gola në të gjitha garat kurse Leicesteri për ta lënë të lirë algjerianin po kërkon rreth 11 milionë euro dëmshpërblim.
Slimani te Leicesteri u pat transferuar në verën e vitit 2016 nga Sportingu për 30.5 milionë euro, por nuk arriti të adaptohet te ish-kampioni i Premier Leagues. Slimani gjithashtu për një edicion u huazua edhe te Newcastle Unitedi.