Shpërthimi i Gerard Deulofeus pasi u aktivizua nga banka rezervë në ndeshjen e së dielës në "Wembley" mund të mos i sigurojë atij një vend te përfaqësuesja e Spanjës, por nëse e përsërit të njëjtën gjë edhe në finale ndaj ish-trajnerit Pep Guardiola, atëherë do të jetë storie tjetër.
Deulofeu gjithmonë ka qenë në gjendje të ngrejë tifozët nga karriget dhe trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola, ishte mjaft entuziast për aftësitë e sulmuesit saqë ia mundësoi debutimin atij në moshën 17-vjeçare.
Mirëpo, të tjerët që kishin më pak besim në aftësitë e sulmuesit vendosën që ai nuk ka të ardhme te Barcelona. Dhe Deulofeu është endur që nga atëherë, por më 18 maj, ai ka gjasa t'ia shkatërrojë ëndrrat Guardiolas për të fituar katër trofetë e mëdhenj për një stinor dhe të trokasë në derën e një njeriu që e njeh mirë atë nga koha te Barcelona, seleksionuesit të Spanjës, Luis Enrique.
Ka qenë e lehtë të harrohet herë pas here në vitet e fundit se Deulofeu dikur ishte sensacion i akademisë së Barcelonës dhe ishte destinuar të ndante shkëlqimin te skuadra me Lionel Messin. Deulofeu në vitet e fundit pati periudha të shkurtra te Sevilla, Milani dhe Evertoni, ndërsa tash është te Watfordi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)