Sport

Higuain dëshiron të mbetet te Chelsea

Descriptive Text

Sulmuesi i Chelseat, Gonzalo Higuain, thotë se synimi i tij është që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e ekipit nga Londra. 31-vjeçari gjatë afatit kalimtar të janarit u huazua te Chelsea nga Juventusi.

Javën e shkuar, trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri tha se Higuian, që ka shënuar tre gola në tetë paraqitje në Premier League, ka nevojë për më shumë kohë që të përshtatet te londinezët.

"Unë dua që nëpërmjet paraqitjeve të mira të sigurohem se do të mbetem te Chelsea edhe edicionin tjetër. Kam ardhur këtu për të qëndruar. Po ndihem mirë dhe po mundohem të jap gjithçka nga vetja që ta bind klubin se jam sulmuesi i duhur. Synimi është të mbetem pjesë e Chelseat", ka thënë Higuan, që ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021.

Higuain shënoi dy gola në debutim te Chelsea kundër Huddersfieldit në muajin shkurt e më pas realizoi edhe një tjetër muajin e shkuar ndaj Fulhamit. Chelsea ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 36 milionë euro ose ta huazojë edhe për një vit tjetër për 18 milionë euro pagesë. Londinezët ende nuk kanë bërë të ditur nëse do ta përdorin ndonjërin opsion, ndonëse trajneri Sarri dëshiron ta mbajë argjentinasin, me të cilin ka punuar te Napoli... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)