Real Madridi po vazhdon ta monitorojë situatën e Eden Hazardit te Chelsea.
Drejtuesit e klubit madrilen po shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Chelsean, pa përfunduar sezoni, për transferimin e Hazardit, transmeton KTV.
Sipas “Telegraph”, londinezët, kërkojnë mbi 100 milionë funte për ta liruar lojtarin.
Ylli belg që ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2020, nuk ka pranuar ta vazhdoj atë.