Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka bërë të ditur se portieri i gjatë 204 centimetra, është duke u përcjellë nga përzgjedhësi, Bernard Challandes.
Shala në një përgjigje dhënë “Sportit në KTV” ka theksuar se kanë njohuri për paraqitjet e Halimit.
“Kemi njohuri për karrierën e tij dhe secili kandidat potencial sigurisht që përcillet nga selektori”.
Vet Halimi në një intervistë për “Sportin në KTV” ka theksuar se shpreson të marrë ftesë nga Kosova.
Halimi është pjesë e skuadrës ukrainase, Olimpik Donetsk, skuadër me të cilën ka tri paraqitje.