Sport

Basketbollistet e Bashkimit dhe Prishtinës sigurojnë plasmanin në finalen e madhe

KB Bashkimi - Femra

KB Prishtina e KB Bashkimi femrat kanë arritur të sigurojnë plasmanin në finalen e madhe, pas fitoreve që shënuan sot ndaj Penzës, respektivisht Kastriotit.

Prishtina e mposhti Penzën me rezultat prej 41-79, transmeton Koha.net.

Kurse në “Sezai Surroi” Bashkimi e mposhti Kastriotin me rezultat prej 96:49.

Basketbollistja me efikase në radhët e Bashkimit ishte Danisha Shaw me 31 pikë, 7 asistime dhe 5 kërcime.

Fjolla Ajeti ishte me e dalluara te Kastrioti me 20 pikë, 13 kërcime dhe 4 asistime.