Distria Krasniqi mposht me Ippon serben Stojandinov, shkon në gjysmëfinale

Krasniqi e artë në Grand Prix të Turqisë

05 April 2019 12:52
16:37

Xhudistja Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grant Prix “Antalia 2019”.

Në kategorinë deri 48 kilogramë ajo ka rrëmbyer medaljen e artë, transmeton Koha.net.

Në finale ajo e mposhti xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh.

13:11

Distria Krasniqi kualifikohet për finale në Turqi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar për finale në Grand Prix të Turqisë, duke mposhtur xhudistin koreane-jugore, Yuyeong Kan.

Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten e Kazakistanit, Otgontsetseg Galbadrakh.

12:52

Distria Krasniqi mposht me Ippon serben Stojandinov, shkon në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Turqisë, pasi ka mposhtur xhudisten serbe, Andrea Stojandinov.

Në kategorinë deri në 48 kilogramë Distria, kaloi pa problem pengesën e quajtur Stojandinov, që e mposhti për 2 minuta e 49 sekonda, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, raporton KTV.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme