Xhaka i gatshëm për Evertonin

Xhaka i gatshëm për Evertonin

04 April 2019 23:46

Granit Xhaka pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Unai Emery për ndeshjen kundër Evertonit, të cilën Arsenali e luan këtë të diel (15:05), kanë njoftuar mediumet angleze të enjten.

Xhaka javën e shkuar pësoi lëndim, derisa ishte tubuar me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe i mungoi Arsenalit në duelin e fundit kundër Newcastlet, të cilin e fitoi ditë më parë me shifrat 2:0. Xhaka ka disa ditë që po punon me intensitet të lartë për të qenë i gatshëm për lojë pas lëndimit të ijeve.

"Po punoj shumë për të qenë i gatshëm për këtë vikend që ta ndihmoj ekipin", ka thënë Xhaka.

Mesfushori 26-vjeçar këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Arsenali pas 31 ndeshjeve të zhvilluara në Premier League, zë vendin e katërt në tabelë me 63 pikë të grumbulluara.

Pjesë e Arsenalit është edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, por këtë sezon ai ka humbur vendin e titullarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme