Sport

Barça mbetet tepër e varur nga Messi

Barazimi dramatik 4:4 i Barcelonës të martën mbrëma në udhëtim ndaj Villarrealit është vlerësuar si ndeshja e stinorit në Spanjë, por sërish dëshmoi cenueshmërinë e lierit të La Ligas sa herë që mundohet t'i japë pushim superyllit Lionel Messi.

Me përballjen ndaj Atletico Madridit, rivalin direkt për titull në La Liga të shtunën dhe dy ndeshje çerekfinale ndaj Manchester Unitedit, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në mënyrë të kuptueshme vendosi të pushonte Messin, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Messi qëndroi në bankinë përkrah Ivan Rakitiqit dhe Gerard Piques dhe ndonëse Barça bëri një start të furishëm me dy gola të hershëm, prapë Villarreali barazoi shifrat 2:2. Pas kësaj trajneri Valverde vendosi të kthente kokën nga Messi.

Në të vërtetë menjëherë pas aktivizimit të Messit, Villarreali mori një epërsi shokuese e më pas e ngriti atë në 4:2. Por, nuk është hera e parë në stinor, që kapiteni i Barcelonës udhëheq rikthimin e skuadrës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore)