Sport

Mustafi e kthen në shaka harkimin e dobët ndaj Newcastlet

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, e ka kthyer në shaka një harkim të dobët që pati ndaj Newcastle Unitedit të hënën në mbrëmje në fitoren e “Topçinjve”.

Mustafi u bë hit në internet duke u “shndërruar nga Messi në Mustafi”, transmeton Koha.net.

Ai dribloi disa futbollistë, por më pas bëri një harkim shumë të dobët.

Në InstaStory ai ka shkruar, “Ende mund ta shihni botën, prandaj nuk ishte aq larg”.

Image