Sport

Shala e Aliti debutojnë me skuadrat e tyre

Reprezentuesit e Kosovës, Herolind Shala dhe Fidan Aliti, kanë debutuar në ndeshje zyrtare me skuadrat e tyre të reja.

Shala ishte titullar të shtunën në fitoren 2:0 që Valerenga e shënoi në shtëpi ndaj Mjondalenit në kuadër të xhiros së parë të elitës norvegjeze. Shala luajti 75 minuta, shkruan “Koha Ditore”. Ndërkohë Fidan Aliti ka debutuar të dielën me Kalmarin në humbjen 2:0 që skuadra e tij e pësoi në shtëpi në xhiron e parë të elitës së Suedisë ndaj IK Siriusit.

Gol në elitën e Norvegjisë të dielën ka shënuar Zymer Bytyqi për Vikingun në fitoren 2:0 ndaj Kristiansundit.

Ndërkohë të shtunën gol në elitën e Austrisë shënoi Mërgim Berisha, në fitoren 2:1 të Altachut ndaj Mattersburgut. Ai shënoi nga penalltia.

Bekim Balaj realizoi në elitën e Rusisë në humbjen 3:1 të Akhmat Grozny nga Spartak Moska.