Sport

Shaqiri nuk luajti as ndaj Tottenhamit, shpërthejnë tifozët e Liverpoolit

Shaqiri nuk luajti as ndaj Tottenhamit, shpërthejnë tifozët e Liverpoolit
Foto: Reuters

Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk u paraqit as në kryendeshjen e xhiros në Premier Ligë ndaj Tottenhamit duke nxitur sërish reagim të madh të tifozëve të “Të Kuqve”.

Pavarësisht se ishte në formë të mirë, Shaqiri nuk është paraqitur për skuadrën e Jurgen Kloppit që nga 24 shkurti, në barazimin me Manchester Unitedin. Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.