Sport

Ylli fiton në Rahovec për t’u forcuar në pozitën e dytë

Ylli ka arritur fitore tejet të rëndësishme në Rahovec në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll për të “blinduar” pozitën e dytë në tabelë.

Skuadra nga Suhareka fitoi sot si mysafir në derbin e kësaj xhiroje me rezultat minimal 61:62.

Në tabelën e Superligës, Ylli ka 41 pikë në pozitën e dytë, shtatë më pak se lideri Prishtina. Rahoveci mbetet i treti me 39 pikë. Deri në fund të sezonit të rregullt kanë mbetur edhe katër ndeshje me Yllin që në play-off duket se do të hyjë si nënkampion.