Sport

Rënia e Zvicrës lidhet me largimin e Xhakës nga fusha

Foto: Reuters

Seleksionuesi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, është kritikuar ashpër nga mediumet zvicerane pas barazimit 3:3 ndaj Danimarkës, në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020".

Mediumet po e fajësojnë Petkoviqin për këtë barazim, pasi Zvicra derisa ishte Granit Xhaka në fushë pati epërsi prej tre golave (3:0), përcjell Koha Ditore.

Njërin prej këtyre tre golave e shënoi Xhaka me gjuajtje të fortë prej rreth 20 metrave. Xhaka ishte titullar te Zvicra dhe luajti deri në minutën e 79-të. Derisa ishte në fushë, ai ishte më i miri te Zvicra, por pas largimit të tij loja e skuadrës ra dhe pranoi tre gola në 10 minutat e fundit.

Pas ndeshjes, Xhaka është vlerësuar si lojtari më i mirë te Zvicra, me 55 për qind të votave të tifozëve.

"Në momentin që u zëvendësua Xhaka, filloi rënia e Zvicrës që pranoi tre gola dhe i mundësoi Danimarkës të marrë pikën e parë në këto eliminatore", ka shkruar "Blick. "Zëvendësimi i Xhakës ishte plotësisht i gabuar dhe kjo lëvizje solli një fazë kaotike për ekipin. Me largimin e tij, ekipi u prish dhe Danimarka këtë e shfrytëzoi për të shënuar tre gola në minutat e fundit të ndeshjes".

Sipas gazetës, Xhaka ishte lojtari kryesor i Zvicrës, pasi gjatë kohës sa ishte në fushë nuk e bëri as gabimin më të vogël....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)