Krerët e Bayern Muenchenit shpresojnë të arrijnë marrëveshje me Bayer Leverkusenin për Kai Havertzin. Bayerni është i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për të bindur Leverkusenin që të shes reprezentuesin e Gjermanisë, Havertzin.
Bayerni shpreson të transferojë Havertzin këtë verë, por nëse jo atëherë në verën e vitit të ardhshëm, raporton "SportBild" të mërkurën. Havertz 19-vjeçar ka kontratë me Leverkusenin deri në verën e vitit 2022, transmeton koha.net.