Fabio Quagliarella sot ka shkruar historinë në kombëtaren italiane duke u bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol.
Në moshën 36 vjeç e 54 ditë sulmuesi i Sampdorias ka lënë prapa ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Christian Panuccin, transmeton Koha.net.
Ai shënoi sonte nga penaltia ndaj Lihtenshajnit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Panucci e kishte vendosur këtë rekord në moshën 35 vjeçare më 13 qershor 2008 kur kishte shënuar ndaj Rumanisë.
Quagliarella becomes Italy’s oldest goalscorer. His first international goal since November 2010 ??⚽️ #ITALIE pic.twitter.com/A2nVl0tMOX
— Sacha Pisani (@Sachk0) March 26, 2019