Sport

Refuzimi si 14-vjeçar nuk e ndali rrugën e Ricet që e çoi tek Anglia

Refuzimi si 14-vjeçar nuk e ndali rrugën e Ricet që e çoi tek Anglia
 

Është 8 shtatori i vitit 2015. Skena është fusha stërvitore e Arsenalit. West Hami erdhi për një ndeshje të grupmoshës U-18.

Arsene Wenger, siç ka pëlqyer të bënte si trajner i Arsenalit, shikon me interesim. Duke bërë pushim nga detyra me skuadrën e parë, ai kalon 20 minuta duke studiuar, analizuar dhe vlerësuar. Kjo është pjesa e punës që e do më së tepërmi.