Sport

Zeneli: Kemi treguar se në futboll jemi për gjëra serioze

Arbër Zeneli ka shprehur bindjen se ndeshja kundër Danimarkës ka treguar se Kosova është në futboll për gjëra serioze.

“Kemi luajtur goxha mirë kundër një Danimarke që ka lojtarë në top ekipe botërore”, ka thënë Zeneli, që asistoi në golin e dytë që e shënoi Celina.

“Kemi treguar karakter, kemi luajtur me shpirt dhe me zemër, kemi treguar që jemi këtu për gjëra serioze, që do të mund të luajmë kështu në çdo ndeshje dhe se jemi këtu për fitore”, ka thënë Zeneli.

Ai nuk e ka fshehur dëshpërimin se Kosova pësoi në minutat e fundit të ndeshjes.

“E bëmë një gabim dhe ata e dhanë gol”, ka thënë ai.

Zeneli ka folur edhe për ndeshjen ndaj Bullgarisë.

“Do të jetë një lojë fizike, sepse është loja e parë në kualifikime, do të jemi shumë të fokusuar dhe do të luajmë siç kemi luajtur deri tani dhe shpresoj që do të fitojmë”, ka thënë ai.