Harden me rekord në NBA Foto: Reuters

Harden me rekord në NBA

20 March 2019 16:04

Fundori i Houston Rocketsit, James Harden është bërë basketbollisti i parë në histori të NBA-së që ka shënuar së paku 30 pikë ndaj secilit nga 29 skuadrat kundërshtare brenda një stinori, transmeton Koha Ditore.

Harden realizoi 31 pikë të martën mbrëma në fitoren 121:105 të Houstonit ndaj Atlanta Hawksit.

Është hera e 48-të në 67 ndeshje këtë stinor që Harden ka arritur të realizoi së paku 30 pikë. Harden 29-vjeçar, pos 31 pikëve, pati edhe tetë kërcime e dhjetë asistime.

Më herët këtë stinor Harden pati një seri prej 30 e më tepër pikëve të shënuara në 32 ndeshje rresht. Seria i mbaroi në dhjetor pikërisht në ndeshje ndaj Atlantas.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme