"Nuk është se jam duke u fshehur", kishte insistuar Adrien Rabiot për televizionin francez javën e kaluar. "Unë jam në dispozicion për klubin. Po të mund të luaja, do ta bëja këtë. Unë gjithmonë kam qenë njeri i klubit".
Javën e kaluar, tre muaj pas paraqitjes së tij të fundit për Paris Saint-Gremainin, mesfushori elegant mori një suspendim dyjavësh për atë që Parisi e përshkroi si gabim i madh në sjellje, kryesisht pasi ishte parë në një klub nate disa orë pasi që Parisi pësoi humbje në shtëpi nga Manchester Unitedi me shifrat 3:1, duke u eliminuar në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Për të mos mjaftuar kjo ai e pëlqeu një postim të Patrice Evras në Twitter që iu gëzua eliminimit befasues të klubit, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Guardian.
Në këtë epokë të obsesionit nga rrjetet sociale, a mund të bësh ndonjë krim më të madh sesa aq?
Por, siç ka dëshmuar në mënyrë konstante që kur ka dalë në skenë nën drejtimin e Carlo Ancelottit te Parisi, ka më tepër te Rabioti sesa që e sheh me sy.
Çështjet e tij te Parisi kishin nisur nga viti 2014, kur Laurent Blanc ishte në krye, kur mesfushori i ri që kishte kaluar disa muaj tek akademia e Manchester Unitedit si tinejxher ishte pranë largimit pasi kishte humbur vendin në skuadër....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)