Sport

Kampionia e botës e kujdesshme në prag të eliminatoreve

Franca mund të ketë rënë në një grup të lehtë në eliminatore për Evropianin 2020, por seleksionuesi Didier Deschamps ka insistuar se nuk ka asgjë të garantuar, ndërsa për pak ditë nis ciklin eliminator me ndeshjen kundër Moldavisë të premten.

Kampionia e botës, Franca, gjendet në Grupin H me Moldavinë, Islandën, me të cilën do të ndeshet të hënën dhe me Shqipërinë, Turqinë e Andorrën.

"Historia ka treguar se Franca shpesh ka telashe në eliminatore", ka thënë Deschamps të hënën në konferencë për media.

Franca me gjasë do të përballet me përfaqësuese shumë të përqendruara në mbrojtje, pasi është favorite kryesore për të dalë e para në grup... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)