Sport

Guardiola lutet që lojtarët t’i kthehen pa lëndime nga përfaqësueset

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shpreson që lojtarët e tij të kthehen pa lëndime pas ndeshjeve me përfaqësuese këtë muaj, për një seri mjaft të ngarkuar të ndeshjeve që do të definojë edhe stinorin e kampionit të Premier, Leagues këtë stinor.

Manchester City do të luajë tetë ndeshje brenda 29 ditëve pas pauzës për ndeshje të përfaqësueseve, pasi klubi po lufton në tri fronte - në ligë, FA Cup dhe Ligë të Kampionëve - ndërsa po kërkon të fitojë katër trofetë e mëdhenj, pasi League Cupin e ka fituar muajin e kaluar.

Aktualisht Manchester City zë vendin e dytë në ligë me dy pikë disavantazh nga Liverpooli, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, gjendet në gjysmëfinale të FA Cup ku do të përballet me Brightonin dhe po ashtu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Tottenhamin.

“Unë lutem që ata të kthehen shëndosh. Ata duhet të shkojnë te përfaqësueset, të shijojnë të luajnë për vendin e tyre, por shpresoj të kthehen në gjendje të mirë fizike siç janë tash. Unë dua që ata të jenë shëndosh këtu dhe me orarin e ngjeshur që kemi në prill na duhen të gjithë të jenë në dispozicion, është çmenduri”, ka thënë Guardiola për faqen zyrtare të klubit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)