Sport

Genoa siguron mesfushorin Gumus

Skuadra nga Serie A, Genoa ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Galatasarayt, Sinan Gumus kanë raportuar mediumet italiane të hënën.

Bëhet e ditur se mesfushori 25-vjeçar, që ka lindur në Gjermani do të firmos kontratë katërvjeçare me Genoan.

Ai te ekipi italian do të transferohet në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë, pasi kontrata me Galatasarayn i skadon në muajin qershor.

Gumus këtë edicion ka katër gola dhe tri asistime në 24 paraqitje për ekipin turk në të gjitha garat.

Gumus te Galatasaray është transferuar në verën e vitit 2014 nga ekipi i dytë i Stuttgartit. Ai ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen U-21 të Gjermanisë.