Portieri i përfaqësueses së Zelandës së Re në futsal, Atta Elayyan, është në mesin e viktimave në sulmin e të premten në dy xhami në Zelandë të Re, ka njoftuar të dielën Federata e Futbollit e Zelandës së Re.
Pesëdhjetë persona humbën jetën në sulmin me armë të së premtes, transmeton “Koha Ditore”.
Elayyan 33-vjeçar, i lindur në Kuvajt, kishte luajtur 19 herë për përfaqësuesen e Zelandës së Re.